Pasi forcat e Rajhut të Tretë filluan të pushtojnë Rusinë si pjesë e Operacionit Barbarossa më 22 qershor 1941, Rusia u përball me një nga rreziqet më të mëdha në historinë e saj. Në atë moment filloi rekrutimi i përgjithshëm, dhe e gjithë ekonomia ishte në vartësi të makinerive ushtarake.
Duke parë që katër milion njësi gjermane po godisnin zemrën e Rusisë, gratë ruse, të cilat deri atëherë nuk kishin qenë në ushtri, gjithashtu dëshironin të jepnin kontributin e tyre për mbrojtjen e shtetit. E kjo u mundësua, kryesisht falë Marina Raskova.
Përkatësisht, në mes të luftës, ajo filloi të marrë letra nga gra ruse nga e gjithë vendi, të cilat ishin të interesuar të luftonin në vijat e frontit.
Ishte një ide e padëgjuar për shumë njerëz – gratë ishin të ndaluara të merrnin pjesë në luftime dhe mund të ishin vetëm në role mbështetëse në ushtri. Nga ana tjetër, Marina Raskova vetë ishte një pilote.
Duke parë se sa të motivuara ishin vërtet këto gra, Raskova filloi të lobojë për ta dhe ishte shumë e suksesshme në këtë mision. Pas kësaj, ishte e mundur të rekrutonte gra ruse në ushtri, dhe kështu arriti të krijojë njësi në të cilat vetëm gratë mbanin të gjitha pozicionet.
Historia ruse kujton themelimin e tre flotave ajrore me gra që do të bëhen legjenda gjatë luftës. Megjithëse themelimi u urdhërua nga vetë Stalini, fakti është se rusët nuk prisnin shumë nga tre flotat.
Përkatësisht, gjatë stërvitjes, gratë kishin veshur pajisje të destinuara për burra, dhe atyre u caktoheshin dy-vendësh të vjetëruar, siç Polikarpov Po-2, i cili pothuajse nuk kishte mbrojtje, dhe kabinat ishin të hapura, duke u ballafaquar kështu me ngrica serioze.
Në fund të luftës, të tre flotat e grave kishin gjithsej 40 ekipe me nga dy sosh, ku secila skuadër mund të hidhte 18 bomba në natë.
Tre aeroplanë realizonin një mision. Dhe ndërsa forcat naziste ishin të shpërqëndruara, ato fiknin motorët e tyre dhe në heshtje fluturonin jo shumë lart mbi ushtarët gjermanë, duke hedhur bomba mbi ta. Pikërisht për shkak të tingullit të tmerrshëm të aeroplanëve që fluturonin sipër me motorët e tyre të fikur, nazistët i etiketuan ato “Shtrigat e natës”.
Ato hodhën deri 30 mijë bomba deri në fund të luftës. Pas saj, 23 “shtriga” morën medaljet më të larta ushtarake.
Nadezhda Vasilyevna Popova ishte një nga vajzat e para që u trajnua si pilote dhe më pas u bë e tillë. Ajo vdiq në moshën 91 vjeç në 2013, dhe në intervistën e saj të fundit kujtoi rininë: “Ndodh të mbyll sytë e ta shoh veten përsëri si një vajzë e re duke fluturuar me një aeroplan të shkatërruar. Dhe pyes veten: Nadia, si e bëre këtë?”