Extra Kush ishin vajzat me veshjet tradicionale shqiptare që mahnitën Mbretin Charles

Kush ishin vajzat me veshjet tradicionale shqiptare që mahnitën Mbretin Charles

Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla kanë vizituar një lagje verilindore të Londrës për të takuar përfaqësues të komunitetit të cilët ofrojnë ndihma dhe mbështetje për refugjatët në Britani.

Gjatë vizitës së tyre, Mbretëresha dhuroi 25 lodra për t’ua dërguar fëmijëve që jetonin në hotelet e azilit, dhe një donacion në emër të mbretit që do të përdoret për ushqime.

Në një moment Mbreti i Britanisë së Madhe, Charles III është ndalur në tryezën ku ndodheshin disa shtetase shqiptare.

Mbreti i Britanisë, Charles III dhe Mbretëresha Camilla u mahnitën nga veshjet kombëtare shqiptare.

Me kuriozitet dhe i mahnitur Charles III pyet vajzat se kur kanë mbërritur në Angli dhe a janë penduar që kanë shkuar.

Bëhet fjalë për dy vajza nga Librazhdi, Juliana Shalla dhe Entela Tereziu, të cilat jetojnë me familjet e tyre në Londër ku edhe prezantuan veshjet tradicionale të Shqipërisë.

Pjesë nga biseda:

Charles III: Kur keni ardhur në këtë vend, sa kohë më parë?

Vajza shqiptare: 5 vite.

Charles III: Pesë vjet! Nuk jeni penduar apo jo? Pra ju mblidheni bashkë rregullisht në komunitet?

Vajza shqiptare: Është kënaqësi, po përpiqemi të ndihmojmë njëri-tjetrin. Kjo është pjesë e Shqipërisë, heroi Shqipërisë!