Një 28-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në zonën e Astrit në Tiranë.
Viktima është Vilson Tafçiu i njohur edhe me mbiemrin Noka, i cili sipas burimeve, thuhet se u qëllua me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar.
Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e kryeqytetit menjëherë pas ngjarjes, në 20:45 të mbrëmjes së djeshme, por deri më tani nuk është rënë në gjurmët e autorëve.
Në orët e vona të 20 Janarit janë bërë disa shoqërime në polici, ku janë marrë në pyetje dëshmitarë dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë.
Tafçiu, me origjinë nga Dibra, është një emër i njohur për policinë, i cili më 7 Mars të 2018-s ishte larguar nga Shqipëria drejt Francës, por vetëm pak ditë më vonë, më 12 Mars të 2018-s, ai ishte arrestuar nga autoritetet atje për shpërndarje të lëndëve narkotike.
28-vjeçari u dënua me 1 vit burg, ndërsa pas 8 muajve paraburgim u deportua drejt Shqipërisë, më 6 Nëntor të 2018-s.
Një nga pistat në të cilat po heton policia është pikërisht e shkuara e tij.