Elis Rroshkodoli mbeti i vrarë këtë të premte në Shkodër.
Ai u qëllua me armë teksa po pinte kafe në një lokal.
Emri i tij është shfaqur më herët në mediat e huaja.
Ai ishte shpallur në kërkim në vitin 2023 në Rumani pasi goditi me thikë pronarin e një rrjeti lokalesh atje, Jean Sasu.
36-vjeçari e ndoqi shënjestrën e tij për dy ditë.
Në foton më poshtë duket Roshkodoli që pasi është ngritur nga tavolina, i ka shkuar nga mbrapa pronarit të lokaleve dhe e ka goditur me thikë. Pas kësaj, Rroshkodoli u arratis dhe nuk u kap dot.
Emri i tij do të dilte sërish në skenë, kësaj here në Shqipëri, ku u vra teksa po pinte kafenë.
Rroshkodoli nga ana tjetër ka qenë anëtar i një bande kriminale në Belgjikë, e specializuar në vjedhje.
Në vitin 2014 autoritetet njoftuan shkatërrimin e kësaj bande e përbërë më së shumti nga shqiptarë.
Mes atyre që përfunduan në pranga ishte edhe 36-vjeçari Rroshkodoli.