Pak e dinë se Eqrem Çabej ndiqej nga Sigurimi i Shtetit dhe se dosja e tij formulare mbante numrin 2383.
Bashkëpunëtori i Sigurimit famëkeq të Shtetit me pseudonimin “Edija” përgjoi gjuhëtarin e njohur shqiptar Eqrem Çabej, për shumë vite pedagog dhe koleg i tij.
Historiania Ledia Dushku zbardhi dosjen e përndjekjes së profesorit të shquar në vitet 1944-54 në një konferencë të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Studimi i historianes Ledia Dushku zbulon “sekrete” të kësaj dosjeje, mënyrën se si shkencëtari që kishte refuzuar autoritetet fashiste e naziste të merrte poste të larta, ndiqej nga kolegë të tij, të vënë nën shërbim të Sigurimit të Shtetit, si e godiste dhe afronte Enver Hoxha, si u bënë gati ta përjashtonin nga Instituti i Shkencave e si e “ruajti” Nexhmije Hoxha.
Ky është vetëm një pjesë e studimit të thelluar të Dushkut, ardhur për lexuesit në mënyrë të përshtatur, në librin “Kur Sigurimi merrej me shkencë”, i cili është botimi më i fundit i AIDSSH dhe Projekti PERFORM, kur përfshihen përgjimet e shumë shkencëtarëve shqiptarë.
Sipas historianes Ledia Dushku, sigurimi përdori “dorë të hekurt”, duke e survejuar në çdo aspekt të jetës së tij gjuhëtarin e njohur Eqerem Çabej.