Tashmë emri i saj ka hyrë në fjalor si sinonim magjepsjes, një joshëse e pamëshirshme. Madje edhe disa anomali meteorologjike janë riemëruar sipas emrit të saj, për të evokuar famën si “bartëse e dëmeve”. Por cila ishte historia e saj?
Jetonte në një “shtëpi të bukur të bërë nga mermer i pastër në ishullin Ajaje (i identifikuar nga gjeografët me Circeun e sotëm, kepin lacial që me shumë mundësi në antikitet ishte i rrethuar me det) dhe aty zhvillonte aktivitetet që e futën në legjende.
Pamja e Circes, sipas Odisesë së Homerit, ishte e bukur, e zbukuruar me flokë kaçurrela, të mbledhura me bishtaleca të gjata, ajo tërhiqte burrat me këngën e saj melodioze, i mirëpriste në tavolinë duke i joshur me sasi të mëdha ushqimi dhe me pije helmuese. Pasi i godiste me shkop, i transformonte ata në derra.
Viktimat e famshme
Emri i Circes, (magjistare mitike, të cilën Homeri e quan një gjysmëperëndeshë, një vajzë e Diellit e nimfës Perseide), është një sinonim i magjepsjes, joshjes dhe ngrënëses së burrave. Ndër viktimat e saj të famshme ishin edhe disa shokë të Odisesë. Të shkretët sapo kishin shpëtuar nga zemërimi i ciklopëve dhe mes furtunës së detit, të lodhur, kishin përfunduar në ishull, ku magjistarja me një lojë të lehtë i futi në kurth.
Të gjithë përveç Odisesë, të cilit, siç i ndodhte gjithmonë, merrte një ndihmë nga lart kur ishte në pozita të vështira. Një pije magjike e ofruar nga vetë perëndia Merkur e bëri imin nga joshja e magjistares.
Përpara një rezistence të tillë, ishte Circja që përfundoi e dashuruar pas mbretit të Itakës. Iu riktheu shokëve të Odisesë pamjen e njerëzore, dhe këta jetuan magjistaren një historie dashurie, nga ku lindi një fëmijë Telegono. Por pas një viti, shokët e Odisesë, e bindën që ta përshëndeste Circen, të linin ishullin dhe te niseshin drejt shtëpisë.
Circja i dha disa këshilla Odisesë kur u largua që e shpëtuan atë nga sirenat.