Pirro ishte mbreti i Epirit në mes të vitit 306 dhe 302 p.e.s., dhe një herë në mes të 297 dhe 272 p.e.s. Thirrej “shqiponjë” nga ushtarët e tij.
U bë i famshëm kur në vitin 280 p.e.s. kaloi ngushticën e Otrantos me 20 000 këmbësorë, 3000 kalorës dhe rreth 200 elefantë, për të luftuar kundër Romës, e cila rrezikonte qytetin e Tarantos.
Në krye të ushtrive të përbëra nga molosët, thesprotët dhe kaonët, Pirro arriti fitore me sakrifica kundër ushtrive romake.
Në kulturën perëndimore sot shprehja “Fitorja e Pirros” nënkupton një fitore me sakrifica të mëdha.
Pas fitoreve të mëdha kundër ushtrive maqedonase dhe romake, ai është konsideruar si një nga komandantët më të mirë në histori dhe është krahasuar Aleksandrin e Madh dhe Hanibalin.
JETA E HERSHME
Historiani grek Plutarku, shkruajti një nga biografitë e jetës së Pirros dhe shumë nga informacionet që kemi për gjeneralin e madh vjen nga kjo vepër. Sipas tij, karakteristikat e Pirros më shumë të ngjallnin frikë se sa të jepnin ndjenjën e madhështisë karshi tij.
Pozicioni i Pirros si trashëgimtar i fronit molosian të Epirit u vu në rrezik serioz pothuajse që nga lindja e tij, kur në vitin 319, Kasandri, mbret i Maqedonisë, përmbysi të atin e tij. Pirro u detyrua të kërkonte strehim në Iliri, ku ai ishte i mbrojtur nga Glauku. Në vitin 306, Pirro ishte i aftë të rikthehej në Epir duke pretenduar të drejtën e tij të lindjes. Megjithatë, mbretërimi i tij si i mitur ishte i shkurtër dhe ai edhe një herë u detyra të ikte nga atdheu i tij në vitin 302.
LUFTRAT E SUKSESSHME
Pirro luftoi për të zgjatur kontrollin e perandorisë së Aleksandrit dhe gjatë kohës që luftoi për Demetriosin e Maqedonisë, ai u përfshi në betejën e Ipsos në vitin 301. Pastaj si pjesë e një ujdie mes Dhimitrit dhe Ptolemeut të I, Pirro iu dha këtij të fundit si peng dhe u dërgua në Aleksandri. Pirro u lejua të rikthehej në Epir në vitin 297 para erës sonë. Më pas pasi eliminoi bashkë-sundimtarin e tij Neoptolemin, Pirro filloi të marrë kontrollin e fatit të tij.
Pirro e bëri Dodonën qendrën e tij fetare dhe ndërtoi një teatër të madh me 17 mijë vende dhe ai gjithashtu organizoi lojërat olimpike çdo katër vjet, festivalin e Naias në nder të Zeusit. Pirro e zgjeroi mbretërinë e tij në Ilirinë e Jugut dhe mori disa provinca që kufizonin Maqedoninë. Në vdekjen e gruas së tij Antigonës, Pirro lidhi martesa me rëndësi diplomatike, me të bijën e Agatokles, tiranit të Sirakuzës dhe me vajzën e Audoleon, sunduesit të Paeonias. Një aleancë me Bardhylin, mbretin e Dardanisë, forcoi pozicionin e tij edhe më tej.
Më pas, duke bërë fushata kundër Demetrios, Pirro ishte i aftë të fitonte besimin e ushtrisë maqedonase dhe kështu themeloi veten si sundues i Maqedonisë me aleatin e tij Lisimak në vitin 288. Situata vazhdoi vetëm disa vjet, pasi ambiciozi Lisimak e nxori Pirron jashtë Maqedonie në vitin 284.
PIRRO KUNDËR ROMËS
Pirro e rivendosi reputacionin e tij si komandant i madh nëpërmjet fitoreve kundër fuqisë së madhe në rritje të Mesdheut- Romës. Të dyja vendet hynë në konflikt pas planeve ambicioze të Pirros për të ndërtuar një perandori që përfshinte Kolonitë e vjetra greke që ishin të përhapura gjithandej nëpër jug të Italisë deri në Siçili.
Në fund, ashtu si xhaxhai përpara tij, Pirro iu përgjigj thirrjes për ndihmë nga Taras e vendosur në gadishullin italian. Qytetit ishte nën sulm romak dhe kështu Pirro kaloi Adriatikun me ushtrinë e tij me 25 këmbësorë në vitin 280. Duke marrë me vete 20 elefantë lufte dhe një forcë kalorësie prej 3000 vetash, Pirro korri fitore në Heraklea dhe Ausuculum (Askoli sotëm) në vitin 279-280.
Në këto beteja Pirro solli disa risi.
Duke ditur dobësinë në falangën tradicionale greke dhe kishte vështirësi në mbajtjen e formimin e saj, sidomos në tokë të ashpër, ai përdori trupat lokalë për të mbushur boshllëqet.
Përveç heshtave të mira dhe mburojave të forta, një tjetër shtesë në mënyrën greke të të luftuarit që Pirro e prezantoi më vonë ishte përdorimi i shtizave nga kalorësit të cilat në masë të madhe rritën lëvizshmërinë dhe potencialin e ushtrisë së tij.
Fitoret megjithatë erdhën me një kosto të lartë në jetën e fitimtarëve dhe këto beteja ishin vendimtare.
Një rezultat pozitiv i fitoreve të Pirros ishte se ai fitoi shumë aleatë të rinj në mesin e fiseve në jug të Italisë, veçanërisht Bruttians, Lokroi, Lucanians, Samnites. Mbreti epirot qëndroi në Itali edhe kur froni i Maqedonisë edhe një herë mbeti bosh pas vdekjes së Ptolemeut. Ndërsa Pirro e ktheu vëmendjen në një kërcënim të ri – kartagjenasit.
PIRRO NË SIÇILI
Vendimi i Pirros për të qëndruar në Itali dhe për të ndihmuar Sirakuzën provoi të ishte zgjidhje e zgjuar kur ai u bë mbret i Siçilisë. Megjithatë, në një fushatë të gjatë kundër Lilybaeum në bregun perëndimor të ishullit, kërcënimi nga Kartagjenasit u bë edhe më i theksuar, pasi ata nuk ishin të përgatitur që t’ia linin fushën Pirros.
Pasojat e kësaj ishin se mbreti epirot u bë edhe më tiran në pjesët e ishullit që ishin nën kontrollin e tij. Kjo me kalimin e kohës provokoi rebelim dhe Pirro iku përsëri në tokën italiane. Këtu komandanti u takua me armiqtë e vjetër, Romakët, dhe kësaj radhe ai humbi në betejën Maleventum në vitin 275. Me ushtrinë e tij të copëtuar, dhe humbjen e shumicës së elefantëve, ishte koha që Pirro të largohej nga Italia.
RIKTHIMI DHE VDEKJA
Pirro lundroi për në Greqi pasi kishte humbur 2/3 e ushtrisë së tij të cilën e kishte ndërtuar në Itali. Pas një plaçkitje të shkurtër në Maqedoni në vitin 273, ai ndërtoi bazën e tij në Peloponez nga ku shpresonte të rrëmbente fronin e Maqedonisë nga Atigonas II. Megjithatë, Sparta, e ndihmuar nga llogoret mbrojtëse, qëndroi kokëfortë ndaj sulmeve të tij edhe pse ai u ndihmua nga ish-mbreti Spartan në mërgim Kleonimus. Pra në vitin 272, Pirro u kthye në veri të Argos, ku shpresonte të takohej me Antigonas në fushë. Por përpara se të ndodhte kjo, Pirro u vra në një incident të çuditshëm në qytetin e Argos, kur një grua e vjetër i hodhi nga çatia një tjegull në kokë.
Sipas Plutarkut, gjenerali i madh Hanibali e cilësonte Pirron si komandanti më i madh në botë që ai e kishte parë dhe e renditi atë menjëherë pas Aleksandrit të Madh, ndërsa veten të tretin pas Pirros së Epirit.
Dhe për të mbyllur më thënien e Plutarkut: “Opinioni i përgjithshëm për Pirron ishte: ai kishte një përvojë të madhe luftarake, të guximshme, por kishte dhe trimëri e vlera personale, nuk kishte asnjë të barabartë me të në mesin e mbretërve të kohës”.