Revista amerikane e biznesit “Forbes” ka publikuar listën me 10 futbollistët që kanë fituar më shumë gjatë një viti kalendarik, ku përfshihen jo vetëm pagat nga klubet, por edhe të ardhurat nga sponsorë të tjerë.
Lista kryesohet nga ylli argjentinas Lionel Messi, që ka arkëtuar rreth 107 milionë euro brenda një viti kalendarik, teksa pak më shumë se gjysmën e kësaj shifre e merr si pagë vjetore nga klubi i Barcelonës.
I dyti në listë është ylli portugez Cristiano Ronaldo me 98 milionë euro të ardhura vjetore, nga të cilat 1/3-a është pagë e marrë te klubi i Juventusit, ndërsa pjesa tjetër janë të ardhura nga sponsorët, të cilët CR7 i ka me shumicë.
Podiumi plotësohet nga braziliani Neymar, i cili arkëton rreth 80 milionë euro në vit, ndërsa në listë janë bërë pjesë edhe sulmuesi polak i Bayernit, Robert Lewandowski dhe portieri spanjoll David De Gea, i cili me kontratën e re është bërë më i paguari te Manchester United.
1- Lionel Messi – 107 milionë euro
2- Cristiano Ronaldo – 98 milionë euro
3- Neymar – 80 milionë euro
4- Kylian Mbappe – 35 milionë euro
5- Muhamed Salah – 31 milionë euro
6- Paul Pogba – 28 milionë euro
7- Antoinne Griezmann – 27 milionë euro
8- Gareth Bale – 24 milionë euro
9- Robert Lewandowski – 23 milionë euro
10- David De Gea – 22 milionë euro