Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar tre të dënuarve të radhës kërkesën për vetëdeklarimin e pasurisë.
Kësaj radhe OFL është ndalur në Fier dhe më konkretisht tek:
Thoma Shkurti, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”;
Kreshnik Dauti, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”;
Dritan Gropa, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”.
Këta persona duhet t’u përgjigjen e shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.