Humbja e kontrollit të automjetit tip Opel në Tiranë ku ndodheshin 4 persona ka shkaktuar vdekjen e 3 prej tyre dhe plagosjen e shoferit.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së enjtes ku 29-vjeçari Zija Murati teksa drejtonte automjetin nuk ka mundur të shmangë përplasjen me murin e një banese në Kodër-Kashar.
Policia bën me dije se viktimat janë dy vëllezërit Lulëzim Sula, 53 vjeç, Ismail Sula 56 vjeç, dhe Dashamir Dema, 50 vjeç.
Drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.