Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 5 personave.
Tauland Starova banues në Tiranë, i dënuar në Zvicër, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Marinelo Sula banues në Urën Vajgurore, Berat, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;
Kliton Hoxha banues në Berat, i dënuar për veprën penale ’’Vjedhja me dhunë”;
Nderim Deliu banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;
Gramos Toto banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.