Aktualitet Kush janë 5 të lënduarit nga aksidenti në Tiranë

Kush janë 5 të lënduarit nga aksidenti në Tiranë

Pesë janë personat që mbetën të lënduar nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Tiranë, ku autobusi i linjës së Unazës dhe një makinë, pasi u përplasën me njëra-tjetrën përfunduan në Lanë.

Policia e Tiranës në një informacion shtesë jep më shumë të dhëna për 5 personat që mbetën të plagosur.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, se në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një mjet dhe si pasojë ka rënë në Lumin Lana, bëjmë me dije se janë paraqitur për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shtetasit M. K., 62 vjeç, (drejtuesi i autobusit), A. K., 61 vjeç, (faturino), pasagjerja e autobusit, shtetasja F. Ç., 64 vjeçe, shtetasi J. R., 27 vjeç (drejtuesi i mjetit) dhe shtetasi A. H., 27 vjeç, (pasagjeri i mjetit)”.

Tw lënduarit u vizituan nw spital edhe nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila fillimisht u ndal tek zonja e lënduar. Ajo tha se ishte mirë, por ishte trembur shumë nga ngjarja.

“Na ruajti Zoti”, u shpreh e lënduara.

Djali që ndodhej në makinë u shpreh i lumtur që i kishte ruajtur Zoti. Mjekët thanë se ai ka pësuar dëmtime të lehta dhe që janë të rikuperueshme.

Ministrja tregoi që ai së bashku me personin tjetër që ndodhej me të në makinë ishin me fat sepse janë nxjerrë menjëherë nga mjeti sapo ranë në Lanë.

Ogerta Manastirliu: Keni shpëtuar për mrekulli, ka qenë realisht një mrekulli. Falë zotit keni shpëtuar. Me dëmtime të lehta të rekuperueshme thonë mjekët. Unë qëllova aty. Ishin dy çuna të lagjes që ju kanë nxjerrë. Ambulanca ka ardhur në kohë. I kemi nxjerrë në kohë reale. Direkt ka ardhur ambulanca.

I plagosuri: Sa ramë u hap dera.

Ndërsa shoferi i autobusit dhe faturinoja, thanë se ishin në gjendje të mirë shëndetësore, megjithë dëmtimeve të lehta që kishin marrë.

Ogerta Manastirliu: Do rrini pak në observim sa të bëhen dhe analizat e tjera. Uluni edhe pak… Të shkuara!

Shoferi i autobusit: Faleminderit.