Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Zonë e Lirë” u bë pjesë e një prej intervistave ndryshe të gazetarit Arian Çani me titull “Intervista kazan mediatik, jo kazan mediatik”.
Në këtë intervistë Çani nxirrte foto të gazetarëve, analistëve dhe drejtuesve të mediave të ndryshme dhe kryeministri Rama duhet të thoshte se kush është pjesë e asaj që ai quan “kazan mediatik”.
Kreu i qeverisë përmendi vetëm 4 emra të cilët nuk i bëri pjesë të kazanit mediatik: Baton Haxhiu i Klan Kosova, për të cilin Rama tha se nuk i përket katundit tonë mediatik; Andi Tela, Drejtor i Përgjithshëm News24, për të cilin Rama tha se ka respekt në distancë dhe nuk e ka parë të shfaqet për interesat e katundit, Shpëtim Nazarko, për të cilin tha se është bohem dhe Lorenc Vangjeli, sipas të cilit nuk duhej përfshirë tek Katundi.
Ndërsa për vetë Arian Çanin, Rama tha: “Një ndryshim ke nga katundi mediatik ti, ke bërë i pari klubin e llafeve, por e ke mbajtur si klub ekzkluziv thashethemesh, po ti nuk e fsheh, ndërsa ata të tjerët po”.
Kryeministri Edi Rama u përpoq të ndajë njerëzit nga puna që bëjnë kur Arjan Çani e ftoi të identifikojë gazetarët që quan “kazani mediatik”.
Për Artur Zhejin tha se ishte një kosh i vogël me portalin e tij, ndërsa Çanin e cilësoi si kazanin e parë.
Rama theksoi se ai nuk i cilëson si kazanë si persona, por për punë që bëjnë duke i cilësuar si “manipulatorë të manipuluar”.
Emrat e gazetarëve që Edi Rama përfshin tek “katundi mediatik”
Blendi Fevziu, kazan
Eni Vasili – e kam shoqe por kazan
Sokol Balla – kazan
Rudina Xhunga – s’e kam ndjekur më
Ylli Rakipi – kazan
Artur Zheji – ku është ky? Kazan
Andi Bushati – kazan e kazan
Fatos Lubonja – kazan
Baton Haxhiu – nuk i përket katundit mediatik , është jashtë,
Besart Kadia – s’e njoh fare
Andi Tela – kam respekt në distaancë, se nuk e kam parë të shfaqet për interesat e katundit
Robert Rakipllari – kazan komplet
Shpëtim Nazarko – është bohem
Mustafa Nano – kazan
Artan Hoxha – thellë në kazan
Ilva Tare – si person kam shumë respekt, po edhe produkti i saj kazan
Cim Peka – kazan komplet, asgjë tjetër përveç se kazan
Ilir Babaramo – kazan
Lorenc Vangjeli – nuk është kazan