Pas spotit reklamues të emisionit “Xing me Ermalin” që zbuloi edhe anë të panjohura të Edi Ramës duke u futur deri në dhomën e tij të gjumit apo në studion ku ai gjen qetësi dhe pikturon, lajmet “pushtuan” mediat.
Një ndër ta ishte edhe lajmi lidhur me çmimin e oxhakut në studion ku kryeministri pikturon. I ftuar në “Xing” kryeministri sqaroi se studio është e shokut të tij dhe se ai shkon aty për disa momente qetësie.
Ermal Mamaqi: Me shpifjet si jemi këto 4-5 ditët e para?
Edi Rama: Tamam kur po thoja ramë pak rehat, plasi oxhaku… E pe oxhakun apo jo? Prej teje… Edhe kur shkova tek ai shoku im për disa momente qetësie, pa telefon, vjen ti dhe thua kur do flasim, kur do flasim…
Ermal Mamaqi: Ta kisha ditur e kishim prerë atë oxhakun, e kapën direkt.
Edi Rama: Po nuk është oxhaku im.
Ermal Mamaqi: Po ç’janë këta shokë që kanë oxhakë nga 23 mijë euro? Sa bënte ai?
Edi Rama: Sa herë flitet për të do rritet çmimi… Shko pyete, ai është artist, qeramist, ka 30 vjet që punon dhe unë si kërkoj llogari ku e ke gjetur derën, ku e ke gjetur oxhakun.