Doriana Metollari
Në një mori lajmesh nga me të lodhshmet dhe më të trazuarat në një fakt të ri për Shqipërinë që renditet në fund të renditjeve për zgjuarsinë e shkollës së vet. Shqipëria është e fundit dhe pret të përmirësohet vetëm nëpërmjet rropatjeve të veta drejt së ardhmes dhe progresit të pakët drejt saj. Shqipëria ka vetëm fasadë dhe ato investime që janë nga më të dobëtat nga pikëpamja e kohëzgjatjes. Vendi nuk ka asnjë strategji afatgjatë për të ardhmen e nxënësve që rrugëve na shkojnë tërë tangërllik drejt bankave të shkollës përballë mësuesve në majë të takave, por aspak syçelët drejt dijes dhe shëndetin mendor të vetë atyre. Nxënësit shqiptarë janë edhe të fundosur nga pak me krime të vogla që i detyrojnë prindërit tu shkojnë nga pas hera herës por janë të gjithëdijshëm përballë fisit apo rrumpallave si vete ata që notojnë ne po ato ujëra të ndjenjura kolektive. Shqipëria afatmesëm është e mirë, afatgjatë është rrumpallë. Në Ballkan nuk konkurron dot ky vend i çalë në arsim as Kosova nuk ia del në mësimnxënie por të paktën kjo është shtet i ri; ne e kemi bërë kohën tonë të parë dhe pas këtij njëqindvjeçari presim të ketë më shumë rrezultat që mesa duken janë të dështuara. Jo vetëm që nuk konkurrojmë, por as nuk mbetemi me Kroacinë, edhe pse më shumë është folur për Shqipërinë sesa për të nëpër skedarët e Europës. Paskemi qenë të fundosur paq si vend, na e ndreqin të gjithë sapo tentojmë të nxjerrim hundën në Europë qoftë në një konkurs mësimnxënieje, sigurisht këtu nuk përfshihen sportet sepse në karate ua thyejmë hundën të gjithëve. Ata që do të vijnë janë të paditur; kaq çfarë doni tjetër? Besoj mjafton; mua të paktën më trishtoi por më shumë se kaq më la një shije të hidhur dhe vetmitare në Europën e bardhë, sepse Europa është vërtet e bardhë po të dish të ecësh brenda saj të mban si ato kokoshkat në letër.
Shqipërisë ende i duhet të lajë fytyrën për tu vënë në një rresht me të tjerët ne Europë. Mësuesit tanë tani nuk dinë nga ti ccojnë sytë përballë homologeve të tyre europianë apo qoftë ballkanike. Ballkani nuk e ndriçoi Pisan, por më mire ne të mos flasim fare për këtë sepse e shembëm nderin e arsimit në katedrën botërore. Shqipëria garoi si tetëdhjetenjë vendet e tjera ne bote në konkursin global për mësimnxënien, domethënë lëndët më të rëndësishme në shkolla. Nxënësit shqiptarë që kohët e fundit kane filluar të përdorin lëndë si azoti për t’u droguar nuk kanë faj aspak. Mësuesit po, katedrat po, ministria po, udhëheqësit po.