Extra Kush la kë? Zbulohen detajet e ndarjes së Irina Shayk dhe Bradley...

Kush la kë? Zbulohen detajet e ndarjes së Irina Shayk dhe Bradley Cooper

Ndarja më e bujshme e kësaj jave ishte ajo e Bradley Cooper dhe Irina Shayk. Ndonëse nuk ishte e papritur, të gjithë duan të dinë më shumë detaje dhe sidomos pyetja kryesore: Kush la kë?

Një burim pranë “Entertainment Tonight” ka treguar se ka qenë Irina ajo që i dha fund marrëdhënies së tyre.

“Së fundmi, Irina vendosi që ishte mbushur kupa. Ajo ndihej sikur s’po merrte përkushtimin që donte dhe zënkat e vazhdueshme e bënin jetën e tyre të padurueshme. Ata janë njerëz shumë të ndryshëm, dhe kur kuptuan që vetëm fëmija po i mbante bashkë, ishte koha të ndaheshin. Disa prej miqve të tyre mendojnë se çifti kurrë nuk pati mundësinë ta njohë njëri-tjetrin jashtë të qenit një familje dhe gjithçka ndodhi shumë shpejt”.

Gjithashtu, ata janë ndarë në periudhën e publikimit të “A Star is Born” por u këshilluan që të mos e bënin publike pasi ndarja e tyre do linte në hije premierën e filmit. Pas kësaj, Irina i dha dhe një shans lidhjes së tyre, por nuk funksionoi siç duhet.

“Irina kishte shpresa të mëdha për të ardhmen e tyre bashkë dhe ndihej sikur pas lindjes së fëmijës, do gjenin kohën të martoheshin, por nuk ndodhi kurrë. Ajo donte më shumë nga Bradley në çdo aspekt, por ishte e palumtur dhe ndihej sikur ai kalonte shumë kohë duke punuar.”