Aktualitet Kush mund t’i nxjerrë dokumentet sekrete, Rama, Meta apo SHISH? Nishani përplaset...

Kush mund t’i nxjerrë dokumentet sekrete, Rama, Meta apo SHISH? Nishani përplaset me Kodhelin

Pas kërkesës së ish-kreut të Shtetit Bujar Nishani për publikimin e dokumenteve sekrete të raportuara nga institucionet kompetente për krimin dhe trafikun e drogës në Shqipëri, është shtruar çështja se cili institucion apo cila palë do t’i deklasifikojë këto dokumente.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24, ish-Presidenti Nishani tha se ka një drejtori të caktuar që bën deklasifikimin e këtyre informacioneve sekrete.

Bëhet fjalë për Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, një institucion në varësi direkte të Kryeministrit.

Nishani ka këmbëngulur që është kjo drejtori që duhet të klasifikojë këto dokumente. Nga ana tjetër ish-ministrja e Mbrojtjes, anëtare e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në kohën kur u mblodh ky komision më 3 tetor të vitit të kaluar, thotë se informacionin e deklasifikon institucioni që e raporton.

Pra, në rast se është raportuar nga SHISH, duhet të jetë SHISH që ta deklasifikon dhe se Drejtoria vetëm certifikon institucione ose individë, nuk klasifikon informacion.

Nishani: Ka një ligj për deklasifikimin. T’i referohemi këtij ligji, të kërkojmë angazhimin e drejtorisë përkatëse. Të deklasifikojmë ato dokumente që nuk cenojnë elementë të sigurisë kombëtare.

Bushati: Ju mbroni idenë se nëse kjo klasifikohet për opinionin publik do ketë informacione konkrete. Ministrja lë të kuptohet se ka informacione të përgjithshme. Po dëgjojmë dy versione nga dy anëtarë që kanë qenë në të njëjtën mbledhje.

Nishani: Kam qenë kryetar i asaj tryeze. Kam dëgjuar raportimet e SHISH, më kryesori edhe raportimet e Prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme dhe anëtarëve të tjerë. Unë mendoj që sot përveç hetimit penal, kemi nevojë që ky debat të shkojë tek njerëzit.

Lubonja: Nga informacionet që kam unë e ka Ilir Meta në Presidencë një këshill të deklasifikimit dhe ka një anëtar SHIK-u.

Kodheli: DSIK certifikon institucione ose individë, nuk klasifikon informacion. Certifikon Institucionet që prodhojnë materiale të caktuara nuk klasifikon.

Nishani: Drejtoria përkatëse nuk është vetëm për të dhënë certifikatën, por shkon aty deri sa kontroll institucionet që i ruajnë këto materiale. Asnjë institucion nuk i klasifikon.

Kodheli: Informacionin e klasifikon institucioni që e prodhon.

Nishani: Nuk e bën asnjë institucion, e bën ligji. Të mos e ngatërrojmë opinionin që e bën një institucion, ka një ligj.

Kodheli: Është shërbimi vetë që e bën.