Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan shkëmbyen disa mesazhe në Twitter me rastin e arritjes së marrëveshjes për largimin e forcave turke nga veriu i Sirisë.
“Lajme të mira vijnë nga Turqia. Së shpejti një konferencë me zv/Presidentin dhe Sekretarin e Shtetit. Faleminderit Rexhep Taip Erdogan! Miliona jetë do të shpëtohen!”
I shpejtë në përgjigje ishte presidenti turk i cili ia ktheu:
“Z. President, edhe më shumë jetë do të shpëtohen kur ne ta mposhtim terrorizmin, armikun e përbetuar të njerëzimit. Jam i sigurt se kjo përpjekje e përbashkët do të nxisë paqen dhe stabilitetin në këtë rajon.”
Të dy palët ranë dakord mbrëmë për tërheqjen e trupave ushtarake turke, me kusht që organizata terroriste PKK/YPG të largohet gjithashtu nga rajoni, për të siguruar më pas kthim të sigurt të refugjatëve në shtëpitë e tyre.