Në një video të publikuar në faqen e Facebook të Federatës Shqiptare të Futbollit, futbollistët kanë zbuluar sekretet e njëri-tjetrit duke na zbuluar më shumë lidhur me atë që ndodh jashtë fushës së blertë. Të pakursyer janë treguar Ernest Muçi, Armando Broja, Ylber Ramadani dhe Taulant Seferi, të cilëve u janë bërë disa pyetje. Në telefon qëndrojnë më shumë Broja dhe Bajrami, ndërsa i fiksuar pas “videogame” është mbrojtësi, Elseid Hysaj. Më i apasionuari pas mediave është Jasir Asani, ndërsa “fantazia” për të pasur Kilian Mbappe në skuadër për pak sa nuk ka nisur një ‘sherr’ mes Brojës dhe Muçit.
INTERVISTA:
Cili mund të ketë predispozitë për një karrierë në media?
Ramadani: Jasir Asani. I pëlqen shumë të flasë në media. I pëlqen media.
Cili futbollist luan më shumë në videogames?
Broja: Hysaj. Elseid Hysaj. Ai luan ‘Call of Duty’, unë vetë nuk kam luajtur asnjë minutë që kur kam ardhur këtu’.
Ramadani: Broja, Mitaj, Muçi.
Seferi: Jepi një Playstation dhe ai të rri në dhomë 24/7.
Cili nga futbollistët do të jetë kuzhinieri i skuadrës?
Broja: Ah…As që nuk e di se kush është kuzhinier i mirë. Kush na gatuan nëpër ‘barbecue’? Na duhet që të mendojmë për dikë me eksperiencë, të vjen në mend ndonjë?
Muçi: Në gatim?
Broja: Dikush që ka mjaftueshëm vite jetë që të ketë mësuar që të gatuajë.
Muçi: Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti…
Ramadani: Gjimshiti sepse është i qetë
Seferi: Jo, unë zgjedh Arlind Ajetin sepse e kam parë këtu që bën sallata shumë të mira. Atë zgjedh unë!
Kush rri më shumë në telefon?
Ramadani: Armando Broja ose ky (shikon nga Seferi)
Seferi: Nedim Bajrami
Cilin futbollist të një skuadre tjetër do të donit ta kishit në skuadrën tuaj?
Broja: Për mua personalisht, sepse jam sulmues, do zgjidhja Kevin De Bruyne. Do doja të luaja me të. Bën pasa të mirë
Muçi: Kylian Mbappe. Po ta kishim do ishim më mirë. Ai shënon gola…
Broja: Më ke edhe mua, mos harro!
Muçi: Dy sulmues, ti dhe ai. Mendoj se do të ishit shumë mirë.