Ky është momenti kur familjarët e Stavri Minos, 50-vjeçarit që vdiq në Vlorë pasi përplasi kokën në tokë pas një konflikti, shkojnë në vendngjarje.
“Kush ta bëri këtë të keqe, o Perëndi e madhe“, dëgjohet të thotë një grua.
Ngjarja
Ngjarja e rëndë është shënuar në zonën e plazhit të vjetër.
Mino ka qenë pjesë e një grupi prej katër personash që janë përleshur për një konflikt të çastit. Ai dyshohet të jetë rrëzuar dhe përplasur në pjesën e pasme të kokës, çka ka rezultuar fatale.
Dëshmitarë okular në vendin e ngjarjes sqarojnë se Miho, u përfshi në konflikt për të tërhequr vëllain. I cili u përfshi në konflikt me pronarin e një lokali. Sipas tyre Miho, u rrëzua e u përplas në një gur.
Sipas Policisë së Vlorës janë shoqëruar 3 shtetas, A.M., A.H., dhe N.H., si autorët kryesorë të përfshirë në konflikt. “Nga këqyrja paraprake viktima nuk ka shenja dhune të dukshme, megjithatë po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.