Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur në Mamurras të Krujës mbrëmjen e kësaj të enjteje.
Dy kushërinj janë konfliktuar mes tyre dhe kanë plagosur njëri-tjetrin me armë.
Të dy janë plagosur në këmbë dhe janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njëri prej të plagosurve, S.A. (S) është punonjës policie, por në momentin e ngjarjes ka qenë jashtë detyrës.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve për motive pronësie.
Njoftimi paraprak i Policisë së Krujës:
Më datë 25.07.2024, në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie (për një sipërfaqe toke) janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. A. (S)., (punonjës Policie jashtë shërbimit) dhe A. S., kushërinj me njëri-tjetrin.
Si pasojë të dy shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.