Lasha Talakhadze i Gjeorgjisë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes që po zhvillohet në Uzbekistan sapo theu rekordin botëror duke tërhequr 225 kilogram.
“Një rezultat i jashtëzakonshëm i peshëngritësit gjeorgjian, që, duke qenë edhe kushëriri i Akaki Khorava (1895-1972), aktorit të madh që më 1954 interpretoi heroin tonë në filmin Skënderbeu, jep një arsye më shumë që të gëzojnë edhe ne shqiptarët suksesin e tij.
Në këto çaste, Lasha Talakhadze i Gjeorgjisë, pritet që të thyej edhe një rekord tjetër në garat në stilin e shtytjes, ndoshta me 265 kilogram…” – thotë trajneri shqiptar, i mirënjohuri Ilir Çela.