Gjykata Kushtetuese vendos në favor të Emiliano Shullazit lidhur me izolimin e tij në regjimin 41 bis.
Sipas Kushtetueses, Shullazit i është cenuar procesi i rregullt ligjor gjatë shqyrtimit të ankimeve të tij në gjykatë kundër mbylljes në regjimin e ashpër.
Gjykata Kushtetuese vlerëson se Shullazit nuk i është respektuar parimi i kontradiktorialitetit.
Ndërkohë, mëngjesin e së premtes, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka organizuar lëvizjen e të dënuarit Emiliano Shullazi nga burgu 313 drejt QSUT, për disa kontrolle mjekësore të planifikuara nga mjekët.