Politika Kushtetuesja pranoi pjesërisht kërkesën, reagon Berisha: Vendim i turpshëm!

Kushtetuesja pranoi pjesërisht kërkesën, reagon Berisha: Vendim i turpshëm!

Sali Berisha e ka quajtur vendim të turpshëm, atë të Gjykatës Kushtetuese për pranimin pjesërisht të padisë së kryedemokratit për masat e para të sigurisë ndaj tij, atë të detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. Ky vendim për Berishën dëshmon shkallën më të ulët të gjykimit dhe të përgjegjësisë.

Sali Berisha: Të dashur miq, para se të vinit këtu, kryetarja e Gjykatës Antikushtetuese doli në konferencë shtypi. Doli në konferencë shtypi dhe informoi një vendim të turpshëm, një vendim që dëshmon shkallën më të ulët të gjykimit dhe të përgjegjësisë. Një vendim që është i barabartë me një të një gjykate fakti.

Një vendim që Gjykatën Kushtetuese e shpall jokushtetuese, antikushtetuese. Edhe njëherë miq, ndjehem krenar që mbrojta Kushtetutën, qëndrova kundër puçit që i bëri parlamentit një grusht horrash në organizatën kriminale të Skapit të partisë dhe gjykatësja me 5 mbiemra.

Mbrojtja Kushtetutën, ndarjen e pushteteve nga një puç i ulët. Kurse Gjykata Kushtetuese, në një vendim të turpshëm, quan joproporcional, nuk bën fjalë se i merret pushteti parlamentit me vendimin ekstrakushtetuese, ekstraligjor. Një kapitull tjetër i turpit, i paralajmëruar 10 ditë më parë nga Ulsi Manja me dokumente se Rama na njoftoi për vendimin që do merrej.