Politika Kuvendi i Berishës e shkarkoi, Basha mbledh Kryesinë në orën 18:00

Kuvendi i Berishës e shkarkoi, Basha mbledh Kryesinë në orën 18:00

Lulzim Basha ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike. Mbledhja pritet që të mbahet në orën 18:00.

Takimi do të zhvillohet pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të iniciuar nga Sali Berisha. Delegatët vendosën që të votojnë me votim të fshehtë shkarkimin e Bashës për thyerje të rënda të statutit të PD për marrje të kompetencave.

Ky vendim më pas do të kalojë në të gjitha degët ku përmes një referendumi do të pyetet e gjithë anëtarësia e PD.

Delegatët votuan po ashtu për shkarkimin e nënkryetarëve të PD-së, Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryesisë së Partisë.

Po ashtu u vendos krijimi i një komisioni të përkohshëm për rithemelimin që do të përbëhet nga 29 anëtarë. Ky komision do të ketë kompetenca deri në Kuvendin e 22 Marsit që do të votojë rishikimin e statutit dhe zgjedhjen e organeve të reja të Partisë Demokratike.