Politika Kuvendi miraton edhe komisionet për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

Kuvendi miraton edhe komisionet për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

Veç votimit për zgjatjen e afateve të vetingut që mori 118 vota pro, 4 abstenim dhe asnjë votë kundër, në Kuvend u votua edhe për ngritjen e dy komisioneve: ai për Reformën Territoriale dhe ai për Reformën Zgjedhore.

Komisioni i Reformës Territoriale mori 120 vota pro, asnjë kundër dhe 3 abstenime; ndërsa Komisioni i Reformës zgjedhore mori 119 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ndërkohë, sipas zyrës së shtypit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka komunikuar grupit të vet parlamentar se sot do të nisë puna edhe për dy reforma të tjera, atë zgjedhore dhe atë territoriale. Ngritja e komisioneve, për këto dy reforma, është futur sot në rendin e ditës në Kuvend.