Kuvendi i Shqipërisë i ka nisur punimet e seancës së kësaj të enjteje me një minutë heshtje në nder dhe kujtim të ish-deputetit Gerti Bogdanit, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.
Teksa deputetët e Partisë Demokratike po respektojnë Ditën e Zisë dhe janë larguar nga salla, pritet që këtë të enjte në sallën e Kuvendit të diskutohen një sërë projektligjesh.
Demokratët njoftuan dje se të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen. Po ashtu në të gjitha selitë e PD-së, flamujt do të ulen në gjysmështizë.