Politika Kuvendi shkarkon Ramën si ministër të Jashtëm, Xhaçka dhe Peleshi marrin detyrat...

Kuvendi shkarkon Ramën si ministër të Jashtëm, Xhaçka dhe Peleshi marrin detyrat e reja

Kuvendi i Shqipërisë në një seancë të jashtëzakonshme ka miratuar ndryshimet në qeveri të propozuara nga Kryeministri Edi Rama dhe që u dekretuar nga Presidenti Ilir Meta.

Sipas votimit të lexuar nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, shkarkimi i Edi Ramës nga posti i ministrit të Jashtëm ka marrë 95 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim.

Po me 95 vota pro është shkarkuar dhe Olta Xhaçka si ministre e Brendshme dhe ka marrë 3 vota kundër dhe një abstenim.

Ndërkohë për emërimin në detyrë të Xhaçkës dhe Niko Peleshit kanë votuar pro nga 94 deputetë. Por për ministren e re të Jashtme 4 deputetë kanë votuar kundër. Ndërsa kundër emërimit të Niko Peleshit në postin e ministrit të Mbrojtjes kanë votuar 3 ligjvënës.