Në programin “Rudina” në Tv Klan këtë pasdite ishte i ftuar shefi i njohur i kuzhinës, Ismet Shehu. Ai ka rrëfyer në studio një eksperiencë që nuk e ka përjetuar asnjë kuzhinier tjetër shqiptar. Shehu ka gatuar për mbretëreshën e Anglisë dhe ka rritur të prekë nga afër emocionin që të jep prania e saj.
“Vërtet kam qenë i ri, por ka qenë një nga emocionet më të mëdha që kam pasur në jetën time, besoj deri tani. Ka qenë shok, kur më thanë që ti je një nga 10 studentët që do shkosh atje, surprizë, ngaqë shqiptarët se presin”.
Kur ishte 15 vjeç, ai nisi të kuptonte se kishte një pasion shumë të madh për gatimin dhe disa vite më vonë, iu dedikua studimit dhe shkoi në ‘University of West London’. Ai u vlerësua me një çertifikatë dhe pasi arriti të renditej mes studentëve më të mirë të kësaj shkolle, u bë pjesë e një aktiviteti që i dhuroi eksperiencën më të pabesueshme të jetës. Ai gatoi për mbretëreshën Elisabeth të Mbretërisë së Bashkuar dhe pati fatin të merrte përgëzimet e saj për talentin në gatim nga afër.
“Shkolla na çoi ne, edhe unë do shkoja t’i shërbeja dhe më kapi profesori dhe më tha: Çfarë po bën, a je ok? Po i thashë unë. Duhet të ulesh ta përshëndesësh njëherë, si do shkosh ti shërbesh? Se është person i lartë. I thashë nuk e bëj dot, se kisha shumë emocione t’i shërbeja”.
Ushqimi që gatoi ishte peshku, një nga të preferuarit e mbretëreshës.
“Pjata kryesore që ka qenë atë ditë ka qenë një pjesë salmoni, ngaqë ajo kishte kërkuar që salmoni mos ishte as furre, as asgjë, por me uthull. Është shumë recetë e thjeshtë”.