Extra Ky destinacioni i famshëm turistik në Itali është kryeqyteti i hajdutëve të...

Ky destinacioni i famshëm turistik në Itali është kryeqyteti i hajdutëve të xhepave të Europës

Për fat të keq, turistët janë shpesh objektiv i hajdutëve të xhepave. Një renditje e re e hajdutëve të xhepave, ka identifikuar vendet më të këqija për krimin në Europë.

Hajdutët e xhepave shpesh synojnë turistët, pasi ata mund të jenë më pak të vetëdijshëm për rrethinat e tyre, ose kanë dokumente të rëndësishme.

Një indeks i ri i hajdutëve të xhepave nga Quotezone.co.uk, ka identifikuar vendet ku turistët rrezikohen më shumë të bien pre e një vjedhje.

Renditja:

1- Itali

2- Francë

3- Holandë

4- Gjermani

5- Greqi

6- Spanjë

7- Portugali

8- Turqi

9- Irlandë

10- Poloni

Ekipi shqyrtoi numrin e herëve, që turistët përmendin hajdutët e xhepave, në vlerësimet e atraksioneve kryesore të secilit vend.

Edhe pse Barcelona shpesh mendohet si një pikë e njohur për hajdutët e xhepave, Spanja nuk hyri në top 5.

Italia zuri vendin e parë dhe disa nga atraksionet kryesore turistike të vendit, ishin magnet për hajdutët.

Vlerësimet online të Koloseut të Romës, Shatërvanit të Trevit dhe Panteonit, kishin të gjitha komente ku turistët përmendnin se u ishin vjedhur sende.

Një studim nga money.co.uk, gjeti 2206 komente që përmendnin hajdutët e xhepave në shatërvanin Trevi në Romë. Shatërvani ikonë është një nga atraksionet më të vizituara të Romës dhe zakonisht është i mbushur me turistë, që bëjnë foto.

Pushuesit duhet të kenë kujdes nga mashtrimet e zakonshme, që mund të përdoren si teknika shpërqendrimi. Hajdutët që punojnë në çifte, mund të përdorin një mashtrues për të tërhequr vëmendjen e turistit, ndërsa një tjetër i vjedh ata. / Express