Aktualitet Ky është 17-vjeçari nga Lushnja që vrau me plumb në kokë 27-vjeçarin...

Ky është 17-vjeçari nga Lushnja që vrau me plumb në kokë 27-vjeçarin nga Burreli në Gjermani

Mediat gjermane kanë publikuar emrin dhe foton e 17-vjeçarit shqiptar që ekzekutoi me plumb në kokë një të ri nga Burreli. Vrasja u regjistrua në Kaltenkirchen. I vrari Reols Hysneli, 27-vjeçar, u gjet më 25 nëntor në një pyll pranë zonës.

Hetuesit janë përballur me një situatë të pazakontë, teksa autori i dyshuar është vetëm 17 vjeç dhe është në pritje të gjykimit në paraburgim. Ai pranoi para policisë se ka vrarë një burrë pranë “Holsten Springs”.

Prokurori publik hetues konstatoi se vrasësi, i cili u dorëzua në polici është identifikuar si Qerim D. nga Lushnja. Ndërkohë, mbetet e paqartë se ku ndodhet arma e zjarrit.

Sipas policisë, viktima është nga Shqipëria, i njohur për policinë dhe nuk ka një adresë fikse banimi. Ndërkohë, 17-vjeçari shqiptar akuzohet për “vrasje nga pakujdesia”.