Një ekip analistësh në Mbretërinë e Bashkuar pas të dhënave që mblodhën në periudhën kohore 2001-2021, dolën në përfundimin se ditëlindjet më të shumta janë në muajin Shtator.
Sipas raportit që ata kanë publikuar, dita më e zakonshme e lindjes duket të jetë 27 Shtatori, duke regjistruar mesatarisht 1993 lindje në vit. Kjo pasohet nga data 24 dhe 25 Shtator, me 1987 dhe 1980 lindje mesatarisht çdo vit. Pesë ditëlindjet më të zakonshme janë 1 Tetori dhe 23 Shtatori, me 1,979 lindje në vit të dyja.
Analistët besojnë se një arsye që mund të shpjegojë shpeshtësinë e lindjeve në shtator është dëshira e çifteve që fëmijët e tyre të jenë më të mëdhenjtë në klasë gjatë viteve të tyre të shkollës. Të tjerë ende argumentojnë se këto rezultate janë për shkak të faktit se njerëzit bëjnë më shumë seks gjatë festave të Krishtlindjeve.
27 dhe 28 Dhjetori përmbyllin treshen e ditëlindjeve më pak të zakonshme, duke regjistruar përkatësisht 1650 dhe 1722 lindje në vit. Analistët besojnë se kjo është për shkak se operacionet cezariane zakonisht nuk planifikohen në atë kohë, kështu që kryhen vetëm lindje normale dhe urgjente.
Dita e 1 Prillit është gjithashtu e ulët në numër lindjesh, me një mesatare prej 1722 lindjesh në vit. Studiuesit besojnë se ata prindër që kanë një zgjedhje, nuk duan që fëmijët e tyre të lindin në një ditë që është shoqëruar me shaka dhe gënjeshtra. Një datë lindjeje jashtëzakonisht e rrallë, siç edhe pritet është edhe 29 Shkurti, datë që shfaqet një herë në katër vjet dhe renditet e 355-ta nga 366 ditë në renditjen e lindjeve.
E njëjta analizë arriti edhe në disa konkluzione interesante në lidhje me profilin e mëmësisë: Sipas gjetjeve, mosha mesatare e grave që kanë fëmijë po rritet, pasi në kohët moderne gratë duket se po e shtyjnë krijimin e familjes. Në veçanti, mosha mesatare e amësisë tani është 31 vjeç, rreth 5 vjet më shumë se mosha mesatare e amësisë në vitet 1970.