Të tregohemi të sinqertë? Cili është veprimi i parë që bëni pas një takimi? U thoni gjithçka shoqeve të ngushta apo kontrolloni çdo informacion të mundshëm në internet për personin në fjalë? Astrologia Linda Joyce ju sugjeron të bëni diçka tjetër, mësoni shenjën e tij të horoskopit dhe përllogarisni sa larg do të shkojë lidhja juaj! Nëse besoni se atje jashtë ekziston vetëm një shpirt binjak për ju, atëherë vazhdoni lexoni më poshtë.
Dashi do të jetonte i lumtur deri në përjetësi me peshoren. Por në shtrat ndoshta do të ishte më i lumtur me Akrepin ose Peshqit.
Demi është shenjë që vlerëson vetëbesimin dhe vendosmërinë, ndaj në një lidhje me Dashin do të ishte mjaft i lumtur. Nëse do të flisnim për seks gjërat ndryshojnë! Kërkoni atje jashtë për një Akrep ose Gaforre.
Binjakë, nëse ende nuk e keni gjetur shpirtin tuaj binjakë kërkoni për një Shigjetar! Do të përputheni mjaft mirë. Bricjapi ose Gaforrja do të zbulonte dëshirat tuaja të fshehta në krevat.
Gaforrja do të dashurohej kokë e këmbë me një Bricjap. Por si do e kënaqte një ujor në shtrat Gaforren, s’do e kënaqte asnjë shenjë tjetër.
Luanin mund ta përballonte vetëm një shenjë e butë si Ujori! Me shenjat e tokës apo zjarrit thjesht nuk do të mirëkuptohej dot. Në shtrat do të shkonte me Peshqit misteriozë.
Virgjëresha ka shpirt binjak Akrepin, por për një natë pasioni duket se do e tradhëtonte këtë shenjë me Dashin.
Peshorja do të përshtatje mësë miri me Dashin! Do të gjenin pikat e përbashkëta, do të toleronin njëri tjetrin aty ku nuk përputhen dhe përralla e tyre do të ishte një nga ato me fund të lumtur. Po kënaqësinë më të madhe në shtrat do e provojë me Demin.
Akrepi duhet të kërkojë për një dash nëse ka plan për lidhje serioze, por nëse është në kërkim të aventurave dhe seksit të mirë të kërkojë për binjakët.
Shpirti binjak i Shigjetarit është padyshim Ujori, por kjo shenjë do e tradhëtonte dashurinë e jetës së tij për një Gaforre. Kini kujdes!
Bricjapi me Luanin bëjnë një super kombinim në shtrat, por arritje në jetë do të ishte nëse përfundon me një Gaforre.
Ujori siç e thamë edhe më lart ka shpirt binjak Luanin, por pa provuar një herë në shtrat Virgjëreshën nuk duhet të lidhë kurorë me mbretin e zodiakut që nuk ti fal kurrë tradhëtitë.
Peshqit kanë gjithashtu shpirt binjakë Luanët, por në seks do të ishin një kombinim i zjarrtë vetëm me shenjën e vet, Peshqit.