Inter merr një super bindëse ndaj Fiorentinës në takimin e vlefshëm për javën e tretë të Serie A.
Skuadra e Inzaghit triumfoi me rezultatin 4-0, ndërsa ia doli të zhbllokonte takimin që në minutën e 23’ me Thuram, me francezin që gjen kështu golin e parë me Interin.
Pavarësisht tentativave nga të dyja anët, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.
Në fraksionin e dytë “zikaltërit” u shfaqën edhe më kërkues dhe në minutën e 53’ pas asistit të Thuram, Lautaro shënon golin e dytë për ekipin e tij.
Ndërsa pesë minuta më pas, Calhanoglu merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe shënon golin e tretë për Interin.
Në fund gjithçka u vulos nga Lautaro, i cili pas pasimit të Cuadrados, realizoi një super gol.
Pas javës së tretë të Serie A, Inter i merr kreun Milanit, ndërsa shkon në kuotën e nëntë pikëve, teksa Fiorentina renditet në vend të tetë me katër pikë.