Bota Ky shtet ka dyfishin e piramidave të Egjiptit, por shumë pak njerëz...

Ky shtet ka dyfishin e piramidave të Egjiptit, por shumë pak njerëz e dinë

Edhe pse piramidat e Egjiptit janë ndoshta më të famshmet në botë, nuk janë të vetmet në Afrikën e Veriut. Sudani ka gjithashtu struktura arkeologjike të lashta, mjaft mbresëlënëse, përqendrimi më i madh i të cilave ndodhet në Meroe.

Meroe ishte kryeqyteti i Mbretërisë së Kushit, e pushtuar nga faraonët egjiptianë në mes të viteve 3000 dhe 2890 para Krishtit, raporton “The Independent”, shkruan Dita.

Banorët e mbretërisë adoptuan të gjitha aspektet e kulturës egjiptiane, që nga perënditë deri tek shkrimi hieroglifik. Pas rënies së Perandorisë egjiptiane në 1070 pes, kushët ruajtën zakonet e tyre dhe për ndërtuan piramidat e tyre.

Këto piramida nuk janë vetëm mbresëlënëse, por edhe të shumta. Në fakt, kjo pjesë e shkretëtirës ka rreth 200 monumente të tilla, një numër shumë më i lartë se ato të gjetura në Egjipt. Piramidat përdoreshin si varre për mbretërit dhe mbretëreshat.

Që nga viti 2003, Sudani po përjeton një konflikt mes forcave të armatosura dhe rebelëve në rajonin e Darfurit në perëndim të vendit, prandaj janë të paktë ata që njohin thesarin turistik të këtij vendi afrikan, apo që janë të gatshëm ta vizitojnë.