Fushata anti Covid e Ishujve Kanarie: Ky spot ekstrem tregon sa e lehtë është të infektohemi në familje
Ministria e Shëndetit në Ishujt Kanarie ka ndërmarrë një fushatë informative mbi rreziqet për shëndetin që sjell mos respektimi i rekomandimeve anti Covid. Numri më i madh i infeksioneve lokale janë verifikuar brenda familjes, me takimet mes familjarëve dhe miqve.
Spoti i titulluar “Dhurata e fundit” tregon një familje të madhe që feston ditëlindjen e njërit prej anëtarëve të saj: puthje, përqafime, gota të përbashkëta. Asnjëri nuk i lan duart, vë maskë apo mban një distancë sigurie. Në kutinë e fundit është i paketuar një respirator që në skenën tjetër tregon njeriun e ditëlindjes që i detyruar ta përdorë në një dhomë spitali.
Një video e fortë që ka ndezur komente të ndryshme në YouTube. “Është mbresëlënës – lexohet në një koment në YouTube – por jam në favor të spoteve si ky për të na dhënë një leksion të gjithëve njëherë e mirë”!. Në një koment tjetër lexohet: “Këto fushata duhen shpërndarë kudo”. Dhe sërish: “Jam një gazetar brazilian, i kam vënë nëntitujt në portugalisht për të shpërndarë në vendin tim, i cili ka nevojë për paralajmërime si ky”. Në fund një koment tjetër: “Pse nuk flisni për vendet e punës, të mjeteve të transportit dhe të supermarketeve si vende të mundshme për të marrë infeksionin? Pse vetëm mbledhjet familjare?”.