Skuadra e PSG ndihet e tradhtuar nga Kylian Mbappe pasi francezi vendosi të mos e rinovojë kontratën që skadon në vitin 2024.
Fakti që sulmuesi e bëri të ditur vendimin tani në muajt e verës e shtyn klubin të nxitojë për të gjetur një blerës që mund të plotësojë kërkesat e PSG por koha po shtrëngon dhe situata mund të komplikohet e Mbappe të largohet vitin e ardhshëm pa arkëtuar asnjë qindarkë.
Pronari Nasser Al-Khelaifi ka udhëtuar me urgjencë në Paris ku është takuar me mamanë e futbollistit Fayza Lamari dhe drejtorin sportiv Ocampos për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë, duke hedhur poshtë në njëfarë mënyre edhe dëshirën e lojtarit për ta mbyllur në fushën e lojës kontratën me PSG.
Mbappe ka deklaruar se është i lumtur në Paris do të të kërkojë të luajë deri në vitin 2024 por klubi ka plane të tjera. Tre klubet në radhën e parë për të fituar shërbimet e 23-vjeçarit janë Manchester United, Chelsea dhe Real Madrid me “Djajtë e kuq” në avantazh gjatë orëve të fundit.