Aktualitet La amanet të prehej në Theth, Fevziu: Varri i albanologut Robert Elsie...

La amanet të prehej në Theth, Fevziu: Varri i albanologut Robert Elsie ka gjithnjë lule nga banorët

Ndër destinacionet më të bukura të veriut që nuk duhen humbur këtë verë apo në çdo kohë, Blendi Fevziu veçon Thethin. Një destinacion mahnitës prej të cilit mund të marrësh rrugën nga Valbona drejt tij apo edhe nga Boga, në varësi të preferencës, por që duhet vizituar patjetër.

Në bisedën me “Rudina”, Fevziu përmend edhe një detaj shumë interesant në Theth, varrin e Robert Elsie që la amanet të varrosej në fshat. Varri është gjithnjë i mbuluar nga lulet që vendosin banorët e fshatit.

Blendi Fevziu: Një nga njerëzit, një nga albanologët më të mëdhenj që ne kemi pasur, Robert Elsie, kur vdiq, ai ishte kanadez që jetonte në Berlin, e la amanet të varrosej në Theth. E la amanet të varrosej me veshje malësore shqiptare dhe më bën përshtypje që varri i tij në Theth gjithmonë ka lule nga vendasit. Nuk besoj se dikush në Europë do të ishte kujdesur për varrin e tij aq sa kujdesen vendasit në Theth për këtë njeri që zgjodhi të pushojë përjetësisht në fshatin e tyre. Thethi është mahnitës, është një nga vendet më të bukura.