Priti me muaj të tërë dhe në fund, publiku ia shpërbleu në mënyrën më të mirë. Suksesi i “La Casa de Papel 4” është i jashtëzakonshëm.
Sipas një studimi nga Parrot Analytics, “La Casa de Papel 4” është bërë seriali më i shikuar në botë, duke kaluar edhe “Game of Thrones” apo edhe “The Walking Dead”.
Sipas këtij publikimi, sezoni i katërt i këtij seriali është parë 30% më shumë se serialet e tjera dhe gati dyfishin e 3 sezoneve të mëparshme.
Një sukses global, shikueshmëria e të cilit ka qenë më e lartë në shtete si Italia, Franca, Shtetet e Bashkuara apo edhe vetë Spanjë. Mendohet se një ndikim të madh në këtë shikueshmëri të lartë, ka dhënë edhe fakti i karantinës në këto shtete, si pasojë e masave ndaj pandemisë së koronavirusit.