“Emigrantët në Shqipëri, bllofi i madh: vetëm 16 në anijen e parë”, kështu e nis artikullin ‘La Repubblica’ për anijen e parë të nisur ditën e hënën për në Shqipëri, me emigrantët që do të strehohen në kampin e Gjadrit.
Media italiane shkruan se Libra do të mbërrijë në Shqipëri pas dy ditësh udhëtim pasi duhen 2 ditë dhe dy netë për të mbërritur, pasi kanë kontrolluar se kë të lërë në bord pas një kontrolli fillestar.
La Repubblica raporton se anija e Marinës e ka nisur lundrimin për të dërguar emigrantët në Shqipëri me 16 persona në bord, që sipas tyre, është një bllof i madh.
“Dy ditë udhëtim për të transferuar jashtë Italisë dhjetë egjiptianë dhe gjashtë bangladeshas, të cilët, me gomone ishin larguar nga brigjet libiane të Sabrata dhe Zuara dhe e gjetën veten në “Libra”, anije me kapacitet për të transportuar deri në 80 marinarë dhe rreth 200 pasagjerë”, shkruan prestigjiozja italiane.
La Repubblica shkruan se kosto shkon mbi 250 mijë euro.
Sipas planit, tani kampi mund të strehojë rreth 400 emigrantë
Brenda kampit ka edhe dy burgje. I pari për ata që do t’u refuzohet azili dhe nuk do të pranojë të kthehen në vendet e tyre, dhe i dyti për ata që do të kryejnë vepra penale brenda kampit.