Këngëtarja Valbona Mema njoftoi se e motra e saj është ndarë nga jeta.
“Pusho e qetë motra ime,” shkroi ajo në një postim në Instagram.
Në fund të shkurtit, Mema u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” si pasojë e një urgjence familjare.
Më vonë u mësua se shkak ishte gjendja shëndetësore e rënduar e motrës së ndjerë.
Valbona Mema u bë pjesë e BBVA më 22 janar dhe u largua një muaj më vonë.