Gjykata e Posaçme ka dhënë pasditen e të hënës dënimet për 17 të akuzuarit në lidhje me fraksionin e dosjes 339 që ka lidhje me heroinën e sekuestruar në laboratorin e Brenogut në Has.
Nga hetimi i kësaj çështjeje ka rezultuar se me datë 18.10.2018, në fshatin Brenogë, Has, është sekuestruar sasia e lëndës narkotike prej 182.5 kg, të llojit heroinë, një laborator që shërbente për prodhimin e lëndës narkotike, ndërsa në Prishtinë, me datë 02.12.2018, është sekuestruar sasia e lëndës narkotike të trafikuar, prej 113.5 kg e llojit heroinë.
Laboratori ishte ngritur në një zonë periferike, në fshatin Brenog brenda dy kapanoneve që më parë, përdoreshin si stallë për bagëtitë.
Vendimet e Gjykatës:
Gjevi Ndoka dënohet me 8 vjet 8 muaj
Altin Avdyli 6 vjet 8 muaj
Esat Mehmeti 10 vjet
Petrit Sulejmani 8 vjet 8 muaj
Sajmir Sulejmani 8 vjet
Hajri Seferi 10 vjet 8 muaj
Orges Jahoelezi 6 vjet 8 muaj
Shkëlqim Avdyli 4 vjet 8 muaj
Mario Zeqiri 4 vjet 8 muaj
Elton Shehaj 4 vjet 8 muaj
Ardit Gjyriqi 4 vjet 8 muaj
Admir Hoxha 12 vjet
Hekuran Hoxha 10 vjet 8 muaj
Vehbi Berushi 8 vjet
Anila Shuti 2 vjet – 25 muaj shërbim prove
Xhavit Shyti 8 vjet
Flamur Çela 8 vjet