Lady Gaga nuk ndjen se duhet të merret me thashethemet se ajo është një burrë, edhe pse ato kanë vite që gëlojnë. Krijuesja e hitit “Bad Romance” tha se ajo e ka shmangur gjithnjë këtë pyetje, gjatë viteve të karrierës së saj.
“Arsyeja pse nuk iu përgjigja pyetjes ishte sepse nuk doja të ndihesha si viktima e kësaj gënjeshtre. Por kam menduar: “Po sikur një fëmijë të ‘akuzohet’ për këtë ashtu si një figurë publike…do të ndjente turp”, tha Layd Gaga për Bill Gates në shown e tij të ri, e cila u shfaq në Netflix të mërkurën.
Lady Gaga talks about how she's handled misinformation in her career in Netflix’s What’s Next? The Future with Bill Gates. pic.twitter.com/625Kx0yHIX
— Little Monsters Official (@lilmonsfanclub) September 18, 2024
Ajo u shpreh se thashethemet nisën në vitin 2010, kur ajo publikoi një foto, e cila u modifikua dhe u bë virale. Të gjithë më thonin: “E di që ka një thashethem se ti je burrë. Ç’do të thuash për këtë?”, tha fituesja e çmimit Grammy.
Gjatë karrierës së saj, Lady Gaga është detyruar të ndryshojë shpesh narrativën për veten. “Kam qenë në pozita ku duhet të merresha me një thashethem për veten, që nuk ishte në interesin e mirëqenies së njerëzve”, u shpreh ajo, duke nënkuptuar se ajo ka reaguar vetëm për zërat që mund të cenonin këndvështrimet që fansat e saj kanë për veten.
Menjëherë, intervista e saj u bë virale dhe njerëzit shprehën të gjithë admirimin për përgjigjet e këngëtares. “Ja pse Lady Gaga është e pakrahasueshme”; “Elokuenca dhe qasja e saj janë thjesht fantastike”; “Me apo pa penis, ajo mbetet më e mira” ishin disa nga komentet në rrjetet sociale.
Kjo s’është hera e parë që Lady Gaga flet për këtë çështje. Në një intervistë në vitin 2011 për Anderson Cooper, Gaga tha:
“Pse dreqin do të harxhoj kohën time që të jap një deklaratë për shtyp që nuk kam një penis? Fansave të mi nuk u intereson, as mua”.
Më parë, në të njëjtën intervistë, Gaga në atë kohë 24 vjeçe bëri shaka, duke thënë: “Mbase e kam një penis. Pse duhet të jetë kaq e tmerrshme?”.