Këngëtarja me famë botërore Lady Gaga ka rrëfyer gjatë një interviste për “Oprah Magazine” se si i ka ndryshuar jeta pasi u përdhunua në adoleshencën e saj.
Personi që e ka ndihmuar Gagën të bëhet e famshme dhe të hedhë prapa krahëve çdo kujtim të keq, ka qenë gjyshja e saj.
“Pasi më përdhunuan qava në divanin e gjyshes për ditë të tëra. Si përfundim një ditë ajo hapi MTV-në dhe më tha që ta shikoja. Në të po performonte një artiste femër. Dhe gjyshja më tha: ‘Do të lë të qash gjithë ditën, por pastaj nesër do të dalësh sërish jashtë dhe do të ndryshosh botën. Nuk ka më lot nesër”, ka rrëfyer këngëtarja.
Rikujtomë se disa kohë më parë Lady Gaga ka rrëfyer publikisht se është përdhunuar disa herë gjatë adoleshencës së saj dhe për këtë arsye ajo ka patur edhe probleme me shëndetin mendor.
Duke u nxitur nga gjyshja e saj për t’u bërë e famshme, ajo nisi të korrte suksese të shumta në muzikë. Gjatë karrierës së saj ajo ka fituar çmimet “Grammy”, ndërsa në maj të 2020 publikoi albumin e 6-të saj.