Të gjithë janë çmendur pas performancës së Lady Gaga-s dhe Bradley Cooper në ceremoninë e çmimeve “Oscar” dhe kanë plotësisht të drejtë.
Ashtu siç ishte paralajmëruar dyshja performoi “Shallow”, me të cilën arritën të fitonin edhe çmimin për “Këngën më të mirë origjinale”.
Përdoruesit e Twitter-it thuajse pësuan një atak në zemër, pasi dy aktorët u afruan më shumë seç duhet në fund të performancës, madje thuajse u puthën.
Gaga shfaqej për herë të parë në tapetin e kuq pas ndarjes nga i fejuari i saj Christian Carino.
Të gjithë në internet filluan të dyshonin se mes tyre ka diçka më shumë sesa thjesht miqësi. Nuk e dimë sesi është ndjerë Irina Shayk që i shikonte nga audienca, por po të ishim në vendin e saj s’do ishim shumë të lumtura.
“Bradley sapo la gruan e tij për Lady Gaga-n”
“Tristan, Khloe dhe Jordyn te Oscar”.
“Lady Gaga po pret fëmijën e Bradley-t”.
“Nuk do të kem kurrë kaq shumë kimi me asnjë, sa çifti i rremë Bradley dhe Lady Gaga”.
“Dhe Oscar-i që më bindën se janë vërtetë një çift shkon për…”