U zhvillua ditën e sotme në Apelin e Posaçëm seanca për Laert Haxhiun, i dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjës”.
Haxhiu ka apeluar vendimin e Shkallës së Parë që vendosi burg përjetë në mungesë për 32-vjeçarin, i akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiu dhe të Bujar Turkut.
E pranishme në sallë ishte prokurorja Doloreza Musabelli, ndërsa erdhi për herë të parë në këtë seancë kreu i SPAK, Altin Dumani.
Gjithashtu gjyqi u ndoq edhe nga babai i Haxhiut.
Laert Haxhiu përmes avokatit të tij Detar Hysi, ka kërkuar heqjen dorë të prokurores Doloreza Musabelliu, për shkak se ka konflikt interesi. Kjo për shkak se bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani ka deklaruar se do të vrasë prokuroren e çështjen.
Për këtë arsye Komisioni i Posaçëm, i ka shtuar sigurinë.
Seanca gjyqësore u shty pasi mungonte gjyqtari Ingert Pëllumbi për shkak të lejes vjetor. Në këto kushte, seanca tjetër do të mbahet me 9 Tetor, ora 12:00.