Mirosllav Lajçak, i dërguari i Posaçëm i BE për dialogun Kosovë-Serbi, pritet të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër.
Rotacioni që po ndërmerret nga BE për postet diplomatike ka përfshire edhe ndërmjetësuesin Lajçak, shpesh herë i kritikuar nga Kosova për njëanshmëri në qëndrimet e tij.
Radio Evropa e Lirë mëson nga burimet diplomatike se Lajçak do të nisë mandatin në kryeqytetin zviceran, Bern, më 1 shtator të këtij viti.
Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Lajçak, por gjithsesi kjo gjë pritet të vendoset para 1 shtatorit në mënyrë që të mos ketë zbrazëti pas largimit të tij.
Gjithçka do te varet nga qasja që do të ketë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, i cili do të pasojë në këtë post, Josep Borrellin.
Por, gjithçka pritet të vendoset pas zgjedhjeve europiane të qershorit, nga të cilat do të zgjidhet edhe përbërja e re e Komisionit Europian.