Një lajm i madh vjen nga Spanja për tifozët e futbollit.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, në konferencën e sotme për shtyp ka lajmëruar se qeveria ka dhënë lejen që futbolli të rinisë të luhet duke filluar nga 8 qershori.
“Spanja ka bërë detyrat dhe tani hapen horizonte të reja për të gjithë ne. Ka ardhur momenti që të rikthejmë shumë nga aktivitetet e përditshme. Duke nisur nga 8 qershori, do të rikthehet kampionati i futbollit”, tha Sanchez.