Në ndryshim nga Italia lajme të mira vijnë nga ishulli i Majorkës. Për pushuesit aty nuk kërkohet më test me detyrim ose karantinë për dy javë.
Për shkak të rënies së numrit të infeksioneve qeveria gjermane vendosi po ashtu t’i heqë të gjithë Ishujt Baleare, disa rajone të Spanjës, pjesë të Portugalisë dhe të Danimarkës si dhe ishullin Bahamas në Karaibe nga lista e rrezikut e Institutit Robert Koch (RKI). Megjithatë Ministria e Jashtme gjermane vazhdon t’u rekomandojë qytetarëve të mos ndërmarrin “udhëtime të panevojshme turistike”.