DJ Vin Veli ka reaguar pas publikimit të lajmit për arrestimin e tij. Në një stasus në Instastory, Veli ka publikuar një foto ku u uron të gjithëve një mëngjes të mbarë dhe shkruan se lajmi për arrestimin e tij nuk është i vërtetë.
“Nuk është i vërtetë lajmi për arrestimin tim. Faleminderit të gjithëve për interesimin, Zoti qoftë me ju,”– shkruan DJ i njohur, emri i vërtetë i të cilit është Artvin Veli.
Mëngjesin e sotëm u publikua lajmi për arrestimin e Velit. “Report TV” publikoi edhe videon me pamjet ku shihej momenti teksa DJ merrej nga forcat e policisë. Gjithsesi nuk ka pasur një reagim nga autoritetet në lidhje me këtë ngjarje.